“Provat janë vendimtare”- Gjiknuri thirrje SPAK: Të procedohet Berisha dhe Basha

25 Janar 2023 | 10:23

Sekratari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për mediat, ku kërkoi nga SPAK procedimin penal të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për vrasjet e kryer gjatë protestës së 21 janarit 2011.

Gjiknuri theksoi se provat e reja të publikuara nga gazetari Artan Hoxha, janë të mjaftueshme që të rrëzohet vendimi i Apelit ndaj ish-shefit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi për vrasje nga pakujdesia.

Gjiknuri tha se provat janë të mjaftueshme që Prendi të akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

“Provate reja janë vendimtare e të mjaftueshme për të ndryshuar vendimin e gjykatës së Apelit për Ndrea Prendin, pasi nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia, por me një vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Po sipas këtyre provave janë krijuar kushte të mjaftueshme për të regjistruar nga SPAK të një procedimi penal ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për veprimet e kryera më 21 janar të vitit 2011.

PS i kërkon Prokurorisë së Posaçme të zhvillojë hetime konkrete ndaj të kallëzuarve dhe personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 4 protestuesve”, tha Gjiknuri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026