“Agjenti i FBI mori para për lobim”, Agalliu: Historia e rublave ruse është e paguar
Deputeti i PD-së Arbi Agalliu komentoi arrestimin e ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se agjenti ka marrë para nga Rama për të nisur hetimin për kompaninë e lobimit që PD kishte kontratë.
Ai tha se çdo gjë që ka ndodhur në lidhje me paratë ruse për të cilën është akuzuar ish-kreu i PD-së Lulzim Basha, ka qenë e paguar.
“Është një ngjarje që ka tronditur thellë besimin që vendet si Shqipëria kanë në institucionet si FBI-ja. Kjo krijon tronditje dhe zhgënjim që këto gjëra ndodhin në një vend që është simbol i demokracisë. Është flagrante fakti që ish-agjenti merr para për të nisur hetim ndaj një kompani lobimi zyrtare ku PD ka një kontratë. Këtu krijohet e gjithë pikëpyetjet. Unë kam bindjen se e gjithë historia e parave ruse është diçka e paguar dhe diçka e nisur në mënyrë të paqenë. Këtu ka diçka që nuk shkon. Të gjithë hamendësimet të çojnë se ka pasur një blerje të asaj që ka ndodhur”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur