Çfarë ndodhi më 21 janar? Beqiri: Isha me Ramën e Ngjelën, ja me kë folëm në telefon
Avokati Idajet Beqiri deklaroi se në protestën e 21 janarit të vitit 2011, ishte në vijën e parë me Edi Ramën, i cili asokohe ishte kryetar i opozitës, me Spartak Ngjelën e disa figura të tjera politike.
Beqiri u shpreh se policia i mbyti protestuesit me gaz lotsjellës dhe kjo solli dhunë nga ana e tyre.
Ndër të tjera, avokati u shpreh se me Ramën e disa figura të tjera politike u mblodhën në një lokal para fillimit të protestës, ku situata ishte mjaft e qetë, madje ata flisnin në telefon me Nikollë Lesin, i cili ishte zv.ministër i Kulturës në qeverinë e Sali Berishës.
“Kam qenë me Spartak Ngjelën në vijë të parë. Me Paskal Milon, me Skënder Gjinushin, me Edi Ramën. Edhe me Nard Ndokën, ishte me ne atëherë. Policia i mbyti protestuesit me gaz lotësjellës. Si i nxorri mish për top? I nxorri atje të flisnin për votën e lirë. Ke zv.kryeministër një person që 700 mijë euro i mori dhe i vodhi, e panë të gjithë shqiptarët. Nuk dal unë për mish për top, edhe shqiptarët.
Ne u mblodhëm te lokali para parlamentit. Situata ishte e qetë, një situatë, kur them humori, kam parasyush faktin që Nikollë Lesi ishte me partinë e Saliut dhe ata flisnin në telefon me Nikollën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal