Kryemadhi tregon lidhjen familjare të Metës me Dorian Duçkën

26 Janar 2023 | 14:08

Deputetja Monika Kryemadhi tha se Dorian Duçka  i cili është përmendur nga Sali Berisha si person i përfshirë në dosjen amerikane për ish zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal është kushëriri i Ilir Metës.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi ajo tha se Duçka ka kontribuar në shkollimin e Ilir Meta duke theksuar ndë të tjera se ai është dhe djali i dajës së Etilda Gjonajt.

“Dorian Duçka është djali i dajës së Etilda Gjonajt siç është edhe djali i hallës së Ilir Metës. Sa ishte në LSI zv.ministër nuk merrej as me korporatat kineze, as me arabët, as me Agron Nezën, por ishte djalë që kishte mbaruar studimet jashtë shtetit dhe ishte korrekt. Kur Rama e ftoi këshilltar pa para, sigurisht edhe Ducka u bë një lobist që vazhdonte e bënte porositë e Ramës jo vetëm në Amerikë, por edhe në Gjermani e Austri. Megjithatë është shumë më afër me Etilda Gjonajn se me Metën pavarësisht se Meta mund të ketë kontribuar shumë në shkollimin e tij”, tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026