Genc Burimi: Rama duhet të hetohet në Shqipëri, ka emrin në një dosje jashtë vendit

26 Janar 2023 | 15:29

Analisti Genc Burimi thotë se kryeministri Edi Rama duhet të hetohet në Shqipëri, pasi i është përmendur emri në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, Burimi tha se drejtësia e re duhet të paktën të marrë në pyetje Ramën, që të mos duket e dyshimtë dhe e paanshme.

Sipas tij, nëse faktori ndërkombëtar nuk do të flasë për këtë çështje, opozitës i lind e drejta të protestojë.

“Kjo drejtësi sot, të mos marrë të paktën në pyetje një herë, si dëshmitar Edi Ramën, derisa drejtësia e heq atë monopolin e paanshmërisë, është një drejtësi sot e dyshuar, e njollosur. Pa thënë asnjë fjalë sot, për të qetësuar opinionin publik, për këtë mega skandal jo shqiptar, por planetar. Për aq kohë sa kjo drejtësi do të heshtë, aq më shumë kjo drejtësi do të zhytet në një krizë me shqiptarë, është kaos.

Prandaj sot i propozoj opozitës, nëse drejtësia nuk lëviz, nëse ambasadorja gjermane në Tiranë që përfaqëson BE-në  nuk lëviz për të bërë presion. Nëse ambasadorja amerikane nuk lëviz, që sot opozita të shkojë dhe të manifestojë para Parlamentit Evropian, para Capitol-it dhe para FBI-së, me parullat “të hetohet Edi Rama”. Po flasim për një drejtësi të re, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024