Haklaj: Lidhja e Gjiknurit me Nezën, Duçkën dhe ish-agjentin e FBI-së
Ish-deputeti Azgan Haklaj theksoi se kryeministri Sali Berisha e njeh Agron Nezën i cili është raportuar se “personi A” në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles Mcgonigal që është arrestuar pak ditë më parë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Haklaj theksoi se në dosjen e ish-agjentit përmendet dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri që sipas tij ka qenë trinomi i besimit të ‘trekëndëshit të Bermudës”.
Sipas tij të tre kanë udhëhequr një sërë personash kundër PD dhe Lulzim Bashës.
“Berisha ashtu si te ngjarja e Gërdecit deklaroi se nuk e njeh Agron Nezën. Agron Neza rrjedh nga një familje tropojan e shquar, ka qenë shef i kundra zbulimit të sigurimit të shtetit të vitit ’90. Ishte mik i Azem Hajdarit.
Po ashtu është dhe Dorian Duçka që është djali i hallës së Ilir Metës dhe djali i dajës së Etilda Gjonajt. Duçka ka qenë drejtor i integrimit në qeverisjen Meta-Berisha, ka qenë zv.ministër energjetike në qeverisjen Meta-Rama.
Është dhënë dhe një person tjetër që është Damian Gjiknuri që është trinomi i besimit të trekëndëshit të Bermudës. Këta kanë udhëhequr një kryqëzatë të gjatë 5 vjeçare ndaj PD-së dhe Lulzim Basha”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh