“Amerikanët nuk e hetojnë Ramën”, Zeka: Aferat me agjentë s’pijnë ujë në Shqipëri

29 Janar 2023 | 14:58

Analisti Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se drejtësia amerikane në mënyrë absolute nuk do ta hetojë Edi Ramën në lidhje me skandalin e ish-agjentit të FBI.

Sipas Zekës, ngjarja i bë e madhe pasi u përdor politikisht nga opozita në Shqipëri dhe do të bëhet edhe më e madhe nëse drejtësia shqiptare arrin të vërtetojë se këto para janë të dhëna nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Drejtësia amerikane nuk do të hetojë kryeministrin shqiptar në mënyrë absolute. Është e çuditshme si  median shqiptare se shqetësojnë kamerat e vendosura në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Skandali i FBI është si skandali i Berluskonit; kur dolën ato skandalet me vajzat e reja italianët thanë: kaq i vjetër dhe paska pasur akoma oreks për dashuri. Këto afera me agjentë të FBI nuk pijnë ujë në Shqipëri”, tha Zeka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026