A e ka takuar Ilir Meta ish-zyrtarin e FBI-së? Si përgjigjet Tedi Blushi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kreu i kësaj force politike, Ilir Meta nuk e ka takuar asnjëherë ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.
Në një intervistë për Euronews Albania, Blushi u shpreh se Meta nuk ka pasur arsye për të takuar McGonigal-in.
Ndër të tjera, Blushi shtoi se Meta i ka të gjitha takimet e tij publike dhe se marrëdhëniet me SHBA-të i ka të shkëlqyera.
“Jo, asnjëherë. Zoti Meta është shumë i qetë dhe e ka sqaruar pozicionin e tij, ndryshe nga Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të Rilindjes. Në dijeninë time, jo dhe nuk ka arsye pse të takohet. Zoti Meta, të gjitha takimet e tij i ka bërë publike, nuk ka asnjë lloj sikleti zoti Meta.
Marrëdhëniet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga dita e parë që zoti Meta ka hyrë në politikë, kanë qenë marrëdhënie të shkëlqyera, të jashtëzakonshme, të pacënuara. Ju me të drejtë do të pyesni, pse? Kanë qenë marrëdhënie të bazuara në vlera dhe jo mbi afera sikundër i ka ndërtuar Edi Rama dhe rilindasit e vet”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës