“Bandë nihiliste”- Zeka sulmon ashpër Kurtin: Një anti-kosovar dhe anti-amerikan
Gazetari Milaim Zeka ka sulmuar përmes deklaratave të forta në Euronews Albania, kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti.
Duke iu referuar situatës aktuale dhe presionit ndërkombëtar për të pranuar Asociacionin, Zeka tha se kryeministri Kurti është anti-kosovari dhe anti-amerikani më i madh që ka njohur Kosova.
Ai shtoi se Kurti bën pjesë në atë klasë politike dhe intelektuale që gjithmonë ka punuar kundër interesave të Kosovës.
“Amerikanërt edhe kur gabojnë nuk gabojnë. Është një kastë intelektuale dhe politike në Kosovë e cila historikisht ka menduar dhe ka punuar kundër interesave të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Kjo kastë që dikur e quante veten me krenari si jugosllavë që dikur vë vitet ’80-të na ka burgosur, përndjekur, fyer, izoluar dhe persekutuar, sot paraqitet në rreshtin e parë të patriotizmit. Tamam si dikur që Beogradi infiltronte njerëz në mesin tonë që në pamje të parë dukeshin shumë më patriot se ne që ishim tortuar dhe burgos.
E njëjta kastë është dhe sot dhe krejt kësaj bandë nihiliste, që i ngjason Gardës Revolucionare të Khomeinit, po i prin antikosovari më i madh, anti-amerikani dhe anti-evropiani më i madh Albin Kurti”, tha Zeka.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta