Fotoja e sekretarit në PD me ish-zyrtarin e FBI-së, Koka: Propagandë e Ramës

2 Shkurt 2023 | 16:02

Gazetari Bledian Koka e cilëson tejet patetike dhe një propagandë, publikimin e fotos së Enri Cenos, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.

Në një intervistë për Euronews Albania, Koka u shpreh se Rama po kërkon që me presionin ndaj mediave të heqë vëmendjen nga përfshirja e tij në skandalin “McGonigal”.

“Ajo ishte tejet patetike. Kur flasim për propagandë dhe për kapjen e televizioneve nga mazhoranca aktuale, e kemi fjalën pikërisht për këto shfaqje dhe këto pamje. Duket qartë që media, propaganda dhe Edi Rama janë në një situatë të vështirë dhe mundohen të kapen pas fijes që as nuk ndillin dhe as nuk fajësojnë dot askënd.

Mendoj që është një banalitet dhe presion i madh, tregues se në çfarë derexheje dhe çfarë halli ndodhet aktualisht Edi Rama”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024