Gazetari: I kemi harruar kushtet që Kurti propagandonte për t’u ulur ne bisedime
Gazetari Lirim Mehmetaj tha në një intervistë për Euroneës Albania se për të mos i lënë vend fantazisë mund të kujtojmë çfarë ka bërë Kurti në të kaluarën në mënyrë që të kuptohet dhe Kurti i të ardhmes.
“Duhet ta kemi parasysh, jo për të arritur marrëveshje me Serbinë, as për të dialoguar, por vetëm për t’u takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për sa kohë ka qenë në opozitë thoshte se janë 5 lloje kushtesh që duhet të plotësohen në mënyrë që të takohemi,” – tregoi Mehmetaj.
Sipas tij, sot, ato kushte jo vetëm që nuk kërkohen, por janë harruar.
Disa nga kushtet ishin që: Serbia të kërkojë falje, të pagjeturit që gjenden në varrezat masive në Serbi të kthehen në Kosovë, Serbia të paguajë dëmet e luftës dhe Serbia të kthejë gjithçka ka vjedhur.
“Këto kushte ishin për t’u takuar, jo për të arritur marrëveshje, e këto kushte sot nuk i di më askush,” – u shpreh Mehmetaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:42 Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg
- 10:41 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:37 Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
- 10:24 Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve
- 10:14 Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm
- 10:12 GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn