Asociacion serb në Kosovë? Gashi: Të trajtohen njësoj edhe shqiptarët në Preshevë
Avokati Tomë Gashi thotë se duhet të ketë njëtrajtshmëri, teksa ka komentuar formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gashi u shpreh se nëse serbët kërkojnë Asociacion në Kosovë, e njëjta gjë duhet bërë edhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
“Më kryesorja është që duhet të ketë njëtrajtshmëri, nëse diçka kërkohet nga Kosova, që të bëhej lidhur me këto asociacione, do duhej që të ishte trajtimi i njëjtë edhe i shqiptarëve në pjesën e Serbisë, ku jetojnë në Medvegjë, Bujanoc dhe vende të tjera.
Nuk mund të lejojmë që serbët të kenë diçka të tillë në Kosovë dhe mos të kenë shqiptarët që janë përafërisisht në numër të njëjtë, por edhe pak më shumë në pjesën e Serbisë. Mendoj që pikënisja është që të flitet për gjëra të tilla”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave