Do e njohë Vuçiç Kosovën? Politikani serb tregon skenarët që do të ndjekë presidenti
Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç beson se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk do e pranojë pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Jovanoviç u shpreh se Vuçiç i kupton problemet, teksa shtoi se në Ballkan, gjërat janë më emocionale dhe se ka një problem të madh mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk e besoj, sinqerisht nuk e besoj. Nëse më pyesni, a i kupton problemet Vuçiç, a i kupton ai personalisht problemet? Unë do të përgjigjesha se po. Ai e kupton realitetin, jam i bindur që i kupton të gjitha, por politika nuk është si fizika, sidomos këtu në Ballkan. Ka shumë emocione, ky është një problem i madh për të dyja palët.
Duhet të veprojmë shpejt, të kemi shumë guxim. Ky është një problem i madh për të dyja palët. Tek e fundit, është problemi ynë. Interesi ynë është të zgjidhim këtë problem dhe të gjejmë një farë rrugëdalje të pranueshme nga të dyja palët”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik