Deputeti që mbështet Alibeajn konfirmon pjesëmarrjen në protestën e Berishës
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, i cili mbështet grupimin e Enkelejd Alibeajt, ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit, që është thirrur nga Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja u shpreh se do të jetë në çdo protestë që ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, protestat duhet të shtrihen në kohë dhe qytetarët duhet të qëndrojnë në sheshe.
“Unë kam qenë, jam dhe do të jem pjesë e të gjitha protestave që organizohet kundër këtij regjimi, kundër kësaj qeverie, kundër Edi Ramës.
Personalisht, kam marrë pjesë edhe me miq e dashamirës, në protesta që kanë qenë të organizuara nga Shoqëria Civile. Unë nuk jam organizator i kësaj proteste, por unë do të jem pjesë e kësaj proteste”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë