“Kam parë peshq në shpella” – Përkthyesi që promovon Shqipërinë përmes udhëtimeve

5 Shkurt 2023 | 14:30

Pasioni për natyrën duket se e ka çuar në shumë shtigje përqark Shqipërisë. Anri Pashaj punon si përkthyes, por fundjavave atë e sheh zakonisht në udhëtime.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tregoi çfarë e ka shtyrë të eksplorojë çdo cep të vendit dhe cili është mesazhi që kërkon të japë me këto udhëtime.

Ai u shpreh se ka eksploruar veç të tjerash një numër të madh shpellash anë e kënd vendit, një nga më të veçantat siç tha shpella e Krevenicës në Hot të Shkodrës, ku ka parë peshq.

“Në këtë shpellë kam zbuluar diçka që nuk mendoj se është raportuar më përpara; ka peshq, dhe speciet nëpër shpella janë shumë të rralla. Po të shohësh gjeografinë, lumi i Cemit duhet të ketë një lidhje nëntokësore me liqenin e Shkodrës, por fakti që kemi peshq në një shpellë shqiptare është një gjë shumë interesante”, tha Pashaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfimi i sipërmarrësit të trëndafilave: I shpëtova jetën djalit të pronarit italian

Fundimi dhe Valbona, çifti nga Shijaku që prej shumë vitesh kujdesen për trëndafilat dhe i shesin ato në të gjithë Shqiperinë, tregojnë për hapat e...
18:32 | 23/12/2023

A do rikthehet Lulzim Basha? Alibeaj: Partia s’duhet të jetë shtojcë e kryetarit

Ish-kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi konspiracion idenë se ai në pozicionin e kryetarit, ai ishte...
15:55 | 24/05/2023

Statuja nga Vatikani në Shqipëri, Papa Françesku dhuron përmendoren për katedralen

Në vazhdim të devocionit që Ati i Shenjtë Papa Françesku ka për Martirizimin e kombit tonë, këto ditë Ati i Shenjtë i dhuroi Shqipërisë, përmendoren...
16:32 | 13/05/2023