Berisha për 21 janarin: Nuk ikja nga Kryeministria dhe me çmimin e jetës sime

9 Shkurt 2023 | 22:28

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se në 21 janar 2011 ka qenë në zyrën e tij në Kryeministri dhe nuk kishte ndërmend të lëvizte për asnjë arsye.

Berisha u shpreh se kur ka nisur protesta e opozitës nuk ka qenë aty, por ka shkuar në zyrë dhe nuk ka dalë, pasi siç theksoi është ‘njëri i detyrës’.

“Nëse më thotë mua kush pse ndenja në Kryeministri, unë aty do të rrija deri në minutën e fundit, nuk lëvizja unë nga vendi. Edhe me çmimin e jetës sime në radhë të parë, sepse unë nuk tradhtoja as postin, as flamurin, as detyrën. Unë nuk kam qenë aty dhe jam kthyer me vrap dhe ja futur brenda në zyrë. Atë e kam bërë unë, jam njeri i detyrës”, tha Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndiqni emisionin e plotë duke klikuar këtu:

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026