“Kriza në Serbi, skenar i Vuçiç”, eksperti: Ja kur tërhiqet presidenti i Serbisë

12 Shkurt 2023 | 18:21

Eksperti Drizan Shala është shprehur se presidenti serb di të përdor kartat politike dhe sipas tij kriza në Serbi është një skenar i Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se pala serbe ka pranuar paraprakisht planin franko-gjerman me shpresë që pala kosovare do të tërhiqet.

Më tej ai tha se Vuçiç duke e paraqitur veten sikur është në presion do të tërhiqet nga posti i presidentit dhe të gjithë përgjegjësinë e punës do ia lërë dikujt tjetër.

“Pala serbe ka pranuar paraprakisht planin franko-gjerman me shpresë që pala kosovare do të tërhiqet. Por qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime duke paraqitur një propozim të ri rreth ndryshimit të asociacionit ashtu siç e kanë shqiptarët në Luginë e Preshevës, por në këtë aspekt Kurti është duke luajtur rolin e reciproritetit duke ftuar dhe komunitetet boshnjake dhe kështu po tenton ta destabilizojë politikën e brendshme në Beograd.

Çështja është se Aleksandër Vuçiç di të përdorë këto kartat e ndryshme politike dhe çështjet e partive opozitare duke e paraqitur veten sikur është në presion dhe nuk mund ta vazhdojë më tutje. Vuçiç me shumë gjasa do të tërhiqet me arsyetimin që në pjesën e mbrapshtme politike do të ketë një regjelitimitet politik dhe kështu do të duhet të hyjë në zgjedhje dhe në aspektin formal të tërhiqet nga përgjegjësia e tij si president dhe barrën do ja lërë dikujt tjetër. Gjasat janë se ai do të kandidojë për kryeministër”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026