Iljard Shaba: Anna Oxa më ndërhynte në performancë, ishte shumë kërkuese

13 Shkurt 2023 | 09:12

Violonçelisti Iljard Shaba tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se u bë pjesë e performancës me Anna Oxa në Sanremo falë një sugjerimi të Ardit Gjebreas, sepse ai personalisht me këngëtaren nuk njiheshin.

Ai tha se Oxa i ndërhynte në performancë, ndërsa shtoi se ajo ishte shumë kërkuese në lidhje me punën.

Ndër të tjera, Shaba nënvizoi se nga Oxa dhe menaxherja e saj u prit shumë mirë.

“Më priti menaxherja e Anna Oxa. Pa shkuar akoma në festival, kemi pasur shumë kontakte. Annën e takova gjatë provave. Më pritën shumë mirë. Oxa ishte shumë kërkuese. E kishte të qartë se çfarë donte. Për disa gjëra më tha që të mos i bëja”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024