Kush po e destabilizon Shqipërinë? Hoti flet për faktorë të jashtëm e të brendshëm

14 Shkurt 2023 | 11:48

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti ka folur për faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, të cilat mund të sjellin një destabilitet në Shqipëri.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoti u shpreh se nëse drejtësia e re nuk do të funksionojë, mund të ndikojë në dinamikën e situatave të brendshme në vend.

Lidhur me faktorët e jashtëm, Hoti deklaroi se në Shqipëri nuk ka rusofilë, por rreziku qëndron te politikanët shqiptarë.

“Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, e ka të garantuar sigurinë e saj kombëtare. Por në Shqipëri ka një rrezik. Shqipëria nuk ka arritur të realizojë atë që quhet një vetë administrim demokratik institucional. Populli shqiptar është pro-amerikan dhe pro-perëndimor, por është i paaftë të prodhojë lëvizje etiko-politike që mund të ndryshojë gjendjen e brendshme institucionale.

E gjitha varet sesi do të zhvillohet drejtësia e re. Këtu është rreziku për Shqipërinë, jo një rrezik që vjen nga jashtë, dinamika e situatave të brendshme. Në Shqipëri nuk ka shtrat sepse në Moldavi dhe në Mal të Zi ka lloj shtrati në segmentë të caktuar të popullsisë. Pikë e bashkimit është jo vetëm rusofilia, por përdorii i gjuhës ruse. Në Shqipëri nuk ka rusofilë, mund të ketë eksponentë të politikës shqiptare që mund të përdorin mekanizma manipulues për dinamikat zhvilluese të vendit”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026