Plani për protestën e të enjtes, Berisha: Jemi në hapat e para të mosbindjes civile
Dy protestat e para këtë shkurt janë vetëm fillimi i aksionit opozitar. Ky ishte paralajmërimi që bëri sot Sali Berisha gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, vetëm 2 ditë para protestës së thirrur më datë 16 shkurt.
Berisha foli për një përshkallëzim të protestave, por duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë mjet për të larguar qeverinë.
“Ndaj dhe ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës. Kështu që thashë të bëjmë këtë mbledhje, të përcaktojmë detyra më konkrete dhe të vazhdojmë betejën në të gjitha planet”, theksoi ai.
Kryedemokrati tha se çdo skenar për bojkotimin e 14 majit, hidhet poshtë dhe se PD do të futet në zgjedhje për të fituar.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve