Neurokirurgu Xhumari tregon si e identifikoi sëmundjen e rrallë
Një ndërhyrje e rrallë është bërë në QSUT nga mjeku Artur Xhumari. Sëmundja në fjalë quhet “konflikt neurovaskular“.
Një arterie e trurit shkakton dëmtim të nervit pasi e shtyp. Shumica e të sëmurëve kanë një arterie të vogël që prek nervin e ndjeshmërisë së fytyrës (nervi trigeminal) dhe shkakton sëmundjen e neuralgjisë trigeminale.
Artur Xhumari, shef i shërbimit të neurokirurgjisë në QSUT në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se sëmundjen e dalloi nëpërmjet një rezonance, ndërkohë shtoi se një ndërhyrje e tillë nuk është bërë kurrë më parë.
“Ne e identifikuam që ne rezonancën e parë. Nëse personi do më ishte referuar para dy vitesh do i kisha thënë se nuk bëhet gjë , sepse nuk kisha besimin që mund të bëja një operacion të tillë. Ky është operacioni i parë për këtë arterie të madhe që vriste këtë nervin facial. Janë sëmundje të rralla. Ky operacion nuk është bërë asnjëherë në vendin tonë”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut