Deklarata e fortë e Zekës: Dyshime që VV vrau aktivistin, si e përdori Albin Kurti

16 Shkurt 2023 | 14:23

Gazetari Milaim Zeka ka habitur me deklaratën duke thënë se ka dyshime që njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e Astrit Deharit në burg.

Në një intervistë për Euronews Albania ai shtoi se pikërisht këtë ngjarje e përdori kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti kur ishte në opozitë.

Ai tha se Kurti premtoi që do të zbardhte vrasjen e Deharit sapo të vinte në pushtet.

“Albin Kurti ka pas nxjerrë mijëra njerëz në rrugët e Kosovës për të protestuar, njerëz të cilët janë vrarë. Lidhur me ngjarjet u arrestuan dhe disa njerëz, në mesin e tyre dhe Astrit Dehari i cili më vonë vdiq në burgun e Prizrenit ose në  qendrën e paraburgimit në Prizren, ku në atë kohë dikush e cilësoi si vrasje, dikush si vetëvrasje.

Atë kohë Kadri Veseli pati deklaruar se Dehari është vrarë. Këtë histori tragjike të Astrit Deharit e keqpërdori Albin Kurti në maksimum, ku një premtim që bëri ishte se me ardhjen e tij në pushtet do të zbardhë vrasjen e Astrit Deharit. Ka pasur dyshime se pikërisht njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e tij në burg”-theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024