Endri Shabani: Revolucioni i Berishës, vazhdim i leksikut të Enver Hoxhës
Endri Shabani, kryetar i nismës Thurje tha në një intervistë për Euroneës Albania se kuptimi i fjalës revolucion po keqpërdoret nga Sali Berisha.
Sipas tij, nga mënyra se si po e përdor Berisha duket si vazhdim i leksikut të Enver Hoxhës i cili ishte revolucion i përditshëm i vazhdueshëm.
Revolucioni në konceptin që përdoret në çdo vend demokratik do të thotë përmbysje, theksoi Shabani.
“Revolucion është fjalë latine nga ka hyrë në frëngjisht, anglisht dhe e kemi edhe në shqip. Do të thotë përmbysje. Njohim në historinë e demokracisë revolucionin francez e më pas është përdorur për një kohë të gjatë nga komunistët me parimin revolucioni vazhdon, jemi në revolucion të vazhdueshëm, pra komunistët kanë pasur një koncept tjetër për revolucionin. Nga mënyra si po e përdor Berisha më duket si vazhdim i leksikut të Enver Hoxhës”, tha Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta