Deputeti i PD-së: Persona nga opozita kanë bashkëpunuar me McGonigal kundër Bashës
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se personazhe nga opozita kanë bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal për të goditur ish-kryedemokratin, Lulzim Basha.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Çollaku u shpreh se duhet pritur hapja e procesit gjyqësor për të parë fakte të reja në lidhje me këtë çështje.
“Të presim të hapet procesi, të paktën procesi i Tiranës, ku përfshihet drejtpërdrejt zoti Rama, influenca e tij, investimi i tij për të dëmtuar, baltosur rivalin e tij drejtpërdrejt politik në atë kohë, Lulzim Basha dhe të tjerëve që i kanë dhënë një dorë Edi Ramës edhe pse jo të motivuar nga interesa politike, por nga afera të natyrës së bashkëpunimit të ndyrë politik.
Qartësisht, personazhe të opozitës kanë kontribuar në një masë të caktuar në këtë ndotje të kryetarit të opozitës në atë kohë. Po, duket që edhe personazhe të opozitës kanë qenë të përfshirë në këtë histori, kanë bashkëpunuar me Ramën dhe me Mcgonigal për të goditur PD-në dhe kryetarin e saj në atë kohë. Kjo është e dukshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh