Byroja e Kuvendit lë në fuqi vendimin për përjashtimin e 6 deputetëve të PD
Byroja Kombëtare e Kuvendit ka lënë në fuqi vendimin e dy ditëve më parë të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga seancat plenare.
Bëhet fjalë për përjashtimin 10 ditor nga seancat për deputetët Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Sorina Koti. Ndërsa për Lindita Metaliajn dhe Greta Bardhelinë për një afat 5 ditor.
Sakaq në seancën plenare të ditës së sotme Sali Berisha dhe Flamur Noka nuk do të marrin pjesë pasi janë përjashtuar për 10 ditë.
Ndonëse kryeministri Edi Rama ndodhet në Japoni për vizitë zyrtare, deputetët e Sali Berishës këmbëngulin që mocioni me debat që është parashikuar për datën 2 mars për çështjen e ish zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal të zhvillohet në seancën e sotme plenare.
Një ditë më parë, 11 deputetë kërkuan që në rendin e ditës të futej mocioni me debat për çështjen e McGonigal dhe secili prej deputetëve të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për të folur.
Ndërkohë, Sali Berisha dhe 7 deputetë të tjerë janë të përjashtuar nga Kuvendi për shkak të kaosit që kanë shkaktuar në seancat e shkuara plenare.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur