‘McGonigal’, Kryemadhi: Rama është në panik për 2 Marsin, uroj të mos sëmuret

23 Shkurt 2023 | 13:40

Deputetja Monika Kryemadhi deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama është i frikësuar nga çështja McGonigal.

Nga Kuvendi ajo tha se shpreson që Rama të jetë më 2 mars në Kuvend, e të mos nxjerrë justifike se është sëmurë.

Më 2 mars është vendosur që në Kuvend të mbahet mocion me debat me Ramën për “McGonigal”.

deklaron se kryeministri Edi Rama është nën panik për çështjen ‘McGonigal’. Gjatë seancës së sotme plenare, ajo u shpreh se Rama mund të thotë se është sëmurë në 2 Mars, pasi nuk e përballon dot debatin për skandalin ku është përfshirë.

‘Fjalët tona janë të tepërta. Filozofia duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë, duhet të kishim kryeministrin. Pavarësisht mendimeve, arroganca e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Ajo që dua të theksoj është se socialistët ndihen të përdorur se respekti ndaj tyre është jo ekzistent.

Nuk përfaqësohen në parlament, se vetëm socialistët nuk përfaqësohen në veprat e tyre, e jo më në çështjen e fundit. E kuptoj panikun e Ramës, duke përdorur institucionin e kryeministrisë ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin. uroj që të mos sëmurët, të mos thotë jam me flamë. Nuk ka një frikë të madhe, do përgjigjet. Kemi nevojë për një parlament funksional”- tha Kryemadhi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026