“Jam i vetmuar, punoj 18-orë”- Rama ndan bisedën me shqiptarin në Tokio: Do kthehet

24 Shkurt 2023 | 10:37

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa ditësh në një vizitë zyrtare në Japoni. Këtë të premte shefi i qeverisë ka zgjedhur të ndaj me ndjekësit një bisedë që ka pasur me një shtetas shqiptar që jeton në Tokio.

Gjatë bisedës qytetari, i cili me origjin është nga Nivica e Tepelenës, thotë se ndihet shumë i vetmuar dhe mjaft i lodhur në Japoni pasi punon 18 orë në ditë.

Ai shton se po mendon të kthehet në Shqipëri dhe të investojë në fshatin e tij.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Jam nga Nivica e Tepelenës, jam martuar me japoneze.

Rama: Je niviciot nga maja e Kurveleshit që i mori zemrën një japonezeje dhe që japonezja e mori me vete bashkë me zemrën.

Qytetari: Kam 17-vite në Japoni më mungon Shqipëria, i bëj thirrje gjithë shqiptarëve të mos largohen nga Shqipëria. Shqipëria është vendi më i mrekullueshëm. Unë punoj 18-orë në ditë, jam shumë i vetmuar, më mungon vendi im dhe do kthehem. Do kthehem sepse fshati im ka marrë një zhvillim që është shumë herë më mirë se këtu ku ndodhem. Shumë njerëz mund ta quajnë budallalëk, por kjo është e vërtetë. Japonia dhe vendet e zhvilluara janë shumë të vështira, nuk ka si Nivica. Nivica ka rrugën, turizmi po shkon shumë mirë dhe po mendohem të bëj diçka aty.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026