“Plani franko-gjerman më i miri”, Rama: Shqipëria në krah të Kosovës
Kreu i qeverisë së Shqipërisë nga Podgorica është shprehur se Shqipëria është në krah të Kosovës ndërsa në Bruksel mbahet sot takimi Prishtinë-Beograd.
Në një konferencë të përbashkët me homologun malazez Dritan Abazoviç, Rama në fjalën e tij tha se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi plani më i mirë ndërsa shtoi se marrëveshja mes dy vendeve është rruga e vetme për të ecur përpara.
Ndër të tjera Rama tha se janë vetë palët ato që do të mbajnë përgjegjësi për kushtet që vendosin në dialog.
“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE apo SHBA. Nuk i takon Shqipërisë t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës. Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës.”- tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq