Belinda Balluku zbulon detaje nga projekti i urës së Bunës
Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha në një intervistë për Euronews Albania se kanë firmosur marrëveshje shumë të rëndësishme në Podgoricë këtë të hënë.
Sa i takon ndërtimit të urës mbi lumin Buna, Balluku tha se është një projekt i propozuar nga Abazoviç dhe është përqafuar nga Shqipëria sepse çon përpara turizmin dhe prodhon ekonomi qarkulluese.
Në këtë pikë të projektit, Balluku tha se qeveria jonë ka marrë përsipër prodhimin.
“Ky projekt kërkon një angazhim të vërtetë financiar nga të dyja qeveritë. U ra dakord gjatë mbledhjes së sotme dhe u tha dhe në konferencën për shtyp se investimi do të ndahet 50-50 midis palëve. Është një urë 300 metra e gjatë dhe sigurisht është projektuar që të mbrojë ambientin ku ndodhet sepse ndodhet në një zonë të mbrojtur gjithashtu.
Ne do të provojmë të kemi një mbështetje nga Bashkimi Europian për të pasur një lloj mundësie që të jetë e ndarë midis grandit dhe kredisë, por sigurisht në rast se do të shikojmë se do të jetë e pamundur, sigurisht do të mbulohet nga buxheti i shtetit. Ne kemi tashmë një eksperiencë, e kemi bërë këtë me Kosovën, sa i përket hekurudhës Durrës-Prishtinë,” – u shpreh Balluku.
Zv. kryeministrja u shpreh se në 12 muajt e ardhshëm mund të kemi një afat të saktë se kur mund të fillojë ndërtimi, ndërsa kostoja nuk mund të thuhet sepse duhet të jetë një projekt inxhinierik i mirëfilltë që të vlerësohet sa do të jetë 50% që do të paguhet nga Shqipëria.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve