Pse të thërret prokuroria kur s’ke lidhje? Përgjigjet Meta

27 Shkurt 2023 | 21:43

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, moderatorja e pyeti kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se përse thirret në prokurori kur nuk ka lidhje me çështjen CEZ-DIA.

“Prokuroria? Po ka dëshirë. Ngaqë s’ndalon dot pagesat e inceneratorëve prokuroria, nuk i ndalon dot, tani do vijë dhe më thërret mua. Të më thërrasë sa herë të dojë prokuroria, çfarë shqetësimi kam unë? E para kjo, e dyta sa herë kam qenë unë më përpara? Edhe në të kaluarën. S’kam asnjë shqetësim nga prokuroria sepse unë gjithçka në jetën time e kam transparente,” – u shpreh Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar kompaninë CEZ.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026