“Je i Berishës”, debat mes Petro Koçit dhe Çollakut: Jeni kapur me presh në duar

28 Shkurt 2023 | 14:50

Çështja e ‘McGonigal’ ka përplasur në tudion e Euronews Albania gazetarin Basir Çollaku dhe deputetin e PS Petro Koçi.

Çollaku i është drejtuar duke i thënë se paratë  që i janë dhënë ish-zyrtarit të FBI-së kanë dalë nga zyra e kryeministrit , gjë e cila është kundërshtuar nga Koçi.

Ky i fundit e ka konsideruar gazetarin si  zëdhënës të PD-së.

Pjesë nga biseda:

Çollaku: Paratë kanë dalë nga zyra e kryeministrit. Zotëria ankohej me Ramën dhe merrte porosi

Koçi: Nuk ka rëndësi, ai është takuar dhe me ty

Çollaku: Unë takohem se jam gazetar

Koçi: Kjo s’do të thotë se i ke dhënë para

Çollaku: Janë përdorur para dhe informacione nga zyra e kryeministrit .

Koçi: Mos të bëjmë sikur kemi qenë aty

Çollaku: Duhet të lexosh ndonjë gjë se ju ka marrë fushata kohë.

Koçi: Mos u merr me shkrime gazetash. Unë nuk jam profet, shko në ndonjë tryezë tjetër.

Çollaku: Jam i informuar

Koçi: Je zëdhënës i PD-së

Çollaku: Zotëria është kap me presh në dorë dhe  thotë ku është baçja

Koçi: Je zëdhënës i ‘non gratës’, lufton më shumë se deputetët e PD-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024