“Lajthitje pa logjikë!” Ylli Gurra reagon për burrin që kërceu në funeralin e gruas

9 Mars 2023 | 09:41

“Të thuash lajthitje, është pak”, kështu e komentoi ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurri videon që ka qarkulluar nëpër media të një burri në Francë që filloi të kërcente në ceremoninë mortore të gruas së tij.

I ftuar këtë të enjte në “Good Morning Albanians”, ish-myftiu tha se Stéphane Voirin protagonist i videos me shumë mundësi ka pësuar një çakordim të logjikës, pasi një moment i tillë gazmor nuk është normal në asnjë besim.

“Kjo lajthitje mesa duket është pak. Është pak të thuash lajthitje apo çakordim i logjikës. Shpresoj të jetë momentale sepse nëse është pjesë e formimit të tij, vërtet të lë pa fjalë. Mbyllja e jetës, ai momenti i largimit nga kjo botë, nuk është logjike në asnjë moment një çast gazmor në të gjitha besimet. Jo vetëm në besime, por edhe në vendet primitive”, tha Ylli Gurra për Euronews.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026