“Humba kujdestarinë e fëmijës prej skenave të nxehta”, rrëfimi prekës i Sharon Stone

10 Mars 2023 | 10:19

Aktorja Sharon Ston ka rrëfyer se për shkak të paragjykimit të gjykatësit, ajo humbi kujdestarinë e djalit të saj. Shkak për këtë sipas aktores së njohur është bërë filmi “Basic Instict”.

Shton thekson se ky film u përdor si një armë kundër saj në divorcin gjatë vitit 2004, kur djali i saj në atë kohë ishte 4 vjeç.

“Humba kujdestarinë e fëmijës tim. Gjykatësi pyeti fëmijën tim, djalin tim të vogël ‘a e di që mamaja jote bën filma seksi’, ishte në një formë që unë ta kuptoja se çfarë lloj prindi isha që e bëra atë skenë. Tani njerëzit dalin vazhdimisht në televizor të zhveshur, e unë për këtë humba kujdestarinë e djalit tim. A nuk është tallje?!”, është shprehur Sharon Stone duke shtuar se kjo ngjarje “i theu zemrën”.

Aktorja edhe më herët ka rrëfyer se nuk mendonte se pjesët e saj intime do të shfaqeshin në film, duke e cilësuar publikimin e videos në film si një pabesi.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026