EMRAT | Cilët janë viktimat e aksidentit të rëndë te rreth-rrotullimi i Saukut

Pamje nga vendgjarja
10 Mars 2023 | 08:48

Euronews Albania ka mësuar identitetin e tre personave të cilët humbën jetën mbrëmjen e së enjtes, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur te rreth-rrotullimi i Saukut në kryeqytet.

Mësohet se ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjetit, 20-vjeçari Klevis Ruçaj si dhe dy pasagjeret, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe.

Automjeti tip “Audi” ka çarë barrierat e mbikalimit të Saukut dhe ka rënë mbi kofanon e një mjeti tjetër që po udhëtonte në nënkalim.

Tre personat që ndodheshin në automjetin tip “Honda” janë në spital nën kujdesin mjekësor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026