“Rasti i Ahmetaj sapo ka nisur”, Çipa: Përballja me drejtësinë do të jetë e gjatë

10 Mars 2023 | 11:49

Aleksandër Çipa ka thënë se përballja e i ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj me drejtësinë sapo ka filluar. I ftuar në Euronews Albania, ai ka komentuar kontrollet në banesën e ish-ministrit si dhe sekuestrimin e dokumenteve në shtëpinë e bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së Ahmetaj.

Më tej ai ka thënë se marrëdhënia e qeverisë me vendimmarrësit e drejtësisë tashmë është në një nivel tjetër, për shkak të ndikimit të faktorit ndërkombëtar.

“Marrëdhënia mes qeverisësve dhe vendimmarrësve të drejtësisë është në një epokë tjetër, jo në atë të 2016 jo për arsye të faktorit politik, por për shkak të faktorit ndërkombëtar. Ndërsa rasti i zotit Ahmetaj sapo ka nisur. Procesi i tij dhe marrëdhënia e tij me drejtësinë ka për të qenë më e gjatë në kohë se sa shikojmë deri më tani”.

Më tej Çipa ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Rama, në kundërpërgjigjen për Ahmetajn duke thënë se krijon perceptimin e gabuar të influencës në SPAK.

“Ndikimi mund të jetë tillë sepse edhe konteksti në të cilin erdhi reagimi i menjëhershëm i  Kryeministrit ndaj përgjigjes së zotit Ahmeti të krijon një perceptim të ndikimit apo edhe të influencës së tërthortë. Në atë që unë shikojë në mënyrën se si është ndërtuar arkitektura e sistemit të ri të drejtësisë dhe marrëdhënies që do ketë politika sot dhe në të ardhmen, ka ndryshuar”, tha Aleksandër Çipa.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026