Kontrollet në banesat e Arben Ahmetajt, Tabaku: Veprim i vonuar, duhej bërë më parë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilëson një veprim të vonuar kontrollet e bëra ditën e djeshme nga BKH në vilat e ish-bashkëshortes dhe partneres së ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Tabaku u shpreh se kontrollet duhet të ishin bërë më parë, që kur Komisioni Hetimor i drejtuar prej saj, gjeti prova se Ahmetaj ishte i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
“Unë i kam bërë thirrje SPAK-ut, i kam bërë thirrje BKH-së, por edhe të gjitha institucioneve të tjera përgjegjëse, që kjo çështje duhej trajtuar shumë kohë më parë. E shoh atë si të vonuar dhe kam insitstuar gjithmonë në përgjegjësitë e zotit Ahmetaj për aferën e inceneratorëve dhe për çështjet e inceneratorëve. Zoti Ahmetaj ka qenë edhe në Komisionin Hetimor. Unë kam dërguar një padi vetëm për Zotin Ahmetajn në SPAK.
Provat dhe materialet kanë qenë atje. Do kisha dashur që kjo çështje të ishte trajtuar me përgjegjësi publike që në momentin e parë kur Komisioni Hetimor i inceneratorëve arriti që të provonte të gjitha ato akuza që PD-ja kishte bërë që në vitin 2018”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Ilir Meta takim në selinë e Partisë Demokratike
- Artan Lame largohet nga drejtimi i Kadastrës, kush e zëvendëson
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri