“Ikin 40 mijë në vit”- Çoçoli: Kapitali njerëzor që kemi humbur, me vlerë 12.5 mld €

11 Mars 2023 | 17:39

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli ka analizuar në studion e Euronews Albania largimet e shqiptarëve nga vendi dhe dëmin ekonomik që ata shkaktojnë.

Sipas Çoçolit shifrat janë alarmante, pasi po largohen profesionistët, të cilët ikin me kontrata të rregullta dhe nuk kanë gjasa të kthehen më.

Çoçoli tha se shoqërisë i kushton 14 mijë euro për të përgatitur një profesionist me shkollë të mesme. Sipas tij largimet masive në 12 vitet e fundit kapin një vlerë prej 12.5 miliardë euro, në termat e kapitalit njerëzor.

“Po largohen profesionistët me kontrata të rregullta dhe mundësia të kthehen është shumë e vogël.

Është realisht një grafik shqetësues që duhet ta dinë të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht vendimarrësit. Nuk jemi vend që mund t’i lejojmë vetes të largohen 30-40 mijë qytetarë në vit, është një boshatisje e mirëfilltë e vendit.

Shoqërisë i kushton 14 mijë euro një profesionist me shkollë të mesme që largohet. Këtu futet muratori, apo elektriçisti dhe marangozi.

Kur është profesionistë akoma dhe më të mëdha janë vlerat e tij. Kur sa ka dalë nga shkolla dhe sa fillon merrr zanatin është kjo shifër që përmenda.

Për mjekët dhe personat me shkollë të lartë është shumë më tepër. Po të bëjëm një bilanc sa para kemi humbur janë me miliarda.

Po ta marrim për 12 vitet e fundit është një vlerë prej 12.5 miliardë euro. Është një humbje që ekonomia jonë e ka të pamundur ta përballojë për një periudhë afatgjatë. Kjo është alarmante”, tha Çoçoli.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026