Betonierja goditi për vdekje çiklistin, Sulçe: Faji i pasqyrave të mjetit

11 Mars 2023 | 21:52

Temë e emisionit “Review” në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte siguria rrugore dhe shifrat e larta të aksidenteve me vdekje gjatë ditëve të fundit. I ftuar në emision, eksperti rrugor Artur Sulçe, u ndal te aksidenti me vdekje i të premtes në Durrës, ku një betoniere mori përpara një qytetar që lëvizte me biçikletë.

Sulçe tha se faji është i pasqyrave të betoniereve të cilat nuk sigurojnë fushëpamje për drejtuesin, pasi janë paqyra jashtë standardit evropian.

Pjesë nga biseda:

Artur Sulçe: Ai nuk ka shikueshmëri për të dalluar atë biçiklistin. I mungon këndi i shikimit, ka blind spot-e betonierja. Me ato lloj pasqyre, nuk shikon dot.

Në gjithë botën është risku më i madh dhe biçiklisti duhet të ketë kujdes.

Është risku më i madh i mjeteve, ky është motivi që nuk i lënë ditën të hyjnë në qendrat e banuara.

Krenar Ahmeti: Mu në mes të Berlinit i ke betioneret. Unë i shkarkoj mu në mes të Berlinit!

Sulçe: I ke pasyrat të standardeve të Bashkimit Evropian, nuk i ke me këto pasqyra. Pasqyrat e tij nuk janë konformë BE-së, kërkesave që të shikosh përpara. Nuk mund të shohësh me ato pasqyra. Kemi kërkuar që mjetet të homologohen të gjitha.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026