‘’Emigrantët po vdesin në det”- alarmi i gazetarit për emigracionin e paligjshëm
“Njerëzit rrezikojnë jetën atëherë kur hyrja e ligjshme nuk është e mundur”, kështu tha Arbër Agalliu i cili ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të hënë në Euronews Albania.
Duke komentuar situatën e emigrantëve të cilët kërkojnë të futen në Itali, ai bëri një paralelizëm mes tyre dhe shqiptarëve e që emigrojnë drejt Britanisë së Madhe të cilët rrezikojnë jetën në det.
“Kur njerëzit rrezikojnë jetën në det? Në momentin kur nuk është e mundur hyrja në shtetin fqinj. E njëjta gjë ndodh me shqiptarët sot në Britaninë e Madhe. Pse sepse është jashtë zonës Shengen.
Kur shqiptarët filluan të rrezikojnë jetën e tyre në det? Filluan kur politikat dhe akordet filluan të funksiononin në fillim të viteve 2000 dhe më pas kur u legalizuan dhe lëvizjet, heqja e vizave. Sot shqiptarët rrezikojnë jetën atje ku është e pamundur të hyhet në mënyrë të ligjshme”, tha Arbër Agalliu.
I pyetur se cila është sjellja e qeverisë italiane me emigrantët që kërkojnë të futen në mënyrë të paligjshme nga deti, gazetari Arbër Agalliu tha se nuk po bëhet asgjë dhe se emigrantët po lihen të vdesin në det.
“Nuk po bëhet asgjë. Po lihen të vdesin në det. Nuk është ndërhyrë, në 26 Shkurt nuk ka ndërhyrë Guarda di Finanza, madje para pak ditësh u mblodh qeveria në vendin ku ndodhi tragjedia. Ka qenë konferenca për shtyp më qesharake që kam parë në këto 30 vite në Itali. Ju deklarua luftë skafistëve e dhe nuk u fol për masat që mund të merren për emigrantët që rriskojnë jeton në det”, tha gazetari Arbër Agalliu për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq