Lavdrim Lita: PS i leverdis që PD të jetë në zgjedhje, duhet për imazh

13 Mars 2023 | 12:03

Gazetari Lavdrim Lita tha se Partisë Socialiste nuk i leverdis që Partia Demokratike të mos futet në zgjedhje. I ftuar në Euronews Albania, Lita tha se PS e ka të nevojshme që në sy të faktorit ndërkombëtarë të duket se në Shqipëri ka zgjedhje demokratike.

“Nuk mendoj se Partia Socialiste, do të merrte guximin apo të marrin përsipër të përjashtojnë nga zgjedhjet Partinë Demokratike, kjo edhe për sy e faqe sepse ata duan të kenë një fasadë demokratike për komunitetin ndërkombëtarë që në Shqipëri ka zgjedhje dhe opozitë. Nëse ata vendosin ndryshe çështja do shkonte në Kolegjin Zgjedhor”.

I ftuar në Euronews Albania, Lavdrim Lita, drejtor i Faktori.al tha gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me në krye Ilirjan Celibashin, por humbasin kohën me çështjen e autorizimit  nga Lulzim Basha që i kërkon Partisë Demokratike

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të zbatojë ligjin. Celibashi po i minon zgjedhjet, ka bërë më shumë se 6 tendera që janë ankimuar me KPK dhe po humb kohën në këto andralla juridike me Partinë Demokratike, të cilat nuk i nevojiten në këto momente”, tha Lavdrim Lita për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026