Incidenti në Detin e Zi, eksperti: Rrëzimi i dronit amerikan nga rusët, i qëllimshëm
Eksperti i Çështjeve Ndërkombëtare, Dritan Hoti thotë se droni amerikan në Detin e Zi, u rrëzua qëllimisht nga rusët, duke u bazuar te provat që kanë dalë së fundmi në SHBA.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoti u shpreh se Rusia pretendon se droni kishte shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që është kundërshtuar nga SHBA.
Sipas Hotit, ky incident mund të përshkallëzojë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Në Detin e Zi, ka qenë duke kryer një ritualitet të tij, një dron me përmasë jo të vogël, goxha i gjerë dhe i madh. Ka qenë duke fluturuar në hapësirat ndërkombëtare dhe papritur, nuk është sulmuar drejtpërdrejt nga dy avionë rus, por ka pasur përplasje te pjesa e përparme e tij. Si rrjedhojë, meqë është një dron i telekomanduar, Forcat Ajrore të SHBA-ve, e kanë ulur në Detin e Zi.
Kjo është perceptuar si një incident i rëndë që mund të ketë eskalacione të rrezikshme nga ana e SHBA. Versioni, që është më i mundshmi, pasi amerkanët kanë të gjitha mekanizmat për ta provuar, ka qenë i qëllimshëm. Nga ana ruse pretendohet që ka shkelur ky dron hapësirën ajrore të Rusisë. Nga SHBA nëvizohet se ka qenë brenda hapësirës ndërkombëtare”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik