Arrestimi i lehonës në Shkodër bashkon deputetet e PS dhe PD në Kuvend: E paligjshme
Arrestimi i 25-vjeçares në Shkodër 8 ditë pas kishte lindur fëmijë e saj ka sjellë debat në seancën e kuvendit të enjten.
Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi e cilësoi ngjarjes shumë të rëndë dhe në shkelje të hapur të kodit penal.
“Kërkoj të jemi të gjithë bashkë të shtojmë në rendin e ditës një kohë për një debat lidhur me një ngjarje të rëndë për burgosjen e një nënë dhe ndarje në mënyrë të dhunshme nga foshnja 7 ditëshe. Është ngjarje e rëndë, si mund të thyhet kaq rëndë kodi penal që nuk lejon burgosjen një nënë që ka një fëmijë nën 1 vjeç. Këtu para disa ditësh u festua 8 marsi ku nuk ngeli qeveritar duke bërë statuse ndoshta edhe me fotot të rreme për like, por sot nuk ka asnjë reagim. Seanca sot duhet të fillonte me një reagim. Sot krimi është rrugëve, ndërsa arrestimi i saj është në shkelje të plotë të kodit penal”, tha Çupi.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe deputetja e PS, Klotilda Bushka e cila u shpreh se ky është një shqetësim që nuk mund të lihet pa u diskutuar por pa e politizuar.
“Bashkohemi me shqetësimin që një nënë lehonë është e burgosur duhet të bëjmë gjithçka na takon si kuvend. Dua t’i bëj thirrje organeve të drejtësisë të përshpejtojnë shqyrtimin e çështjes në fjalë dhe të kenë kujdes në çështje të tilla”, tha Bushka.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve