Enkelejd Alibeaj reagon pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD në zgjedhje
Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të KAS, ku i dha të drejtën për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, duke rrëzuar Sali Berishën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj u shpreh se vendimi i KAS, është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD.
Sipas Alibeaj, vonesa e krijuar nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve.
Ndër të tjera, Alibeaj ka ftuar të gjithë kandidatët demokratë që të bashkohen me siglën e PD në zgjedhjet lokale.
“Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese.
Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës”, shkroi Alibeaj në Facebook.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë