KQZ nuk njohu Berishën si pjesë të koalicionit, Kaziaj zbulon lëvizjen e radhës

18 Mars 2023 | 15:03

Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë fitojmë” Altin Kaziaj, ka zbuluar në studion e Euronees Albania, hapat e radhës pas vendimit të KQZ-së për të mos regjistruar si pjesë të koalicionit opozitar, Partinë Demokratike të përfaqësuar nga ish-kryeministri Berisha.

Kaziaj tha se do pritet zbardhja e arsyetuar e vendimit dhe më pas do të bëhet ankimi i tij sipas afateve ligjore.

Gjithashtu ai shtoi se vendimi i KQZ, nuk sjell asnjë ndryshim në koalicionin “Bashkë fitojmë”, pasi të gjithë kandidatët e primareve do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

“Pasi ta kemi konsultuar me juristët dhe strukturat rona politike, do ta çojmë këtë vendim dhe më tej, për ta apeluar atë. Do presim që vendimi të arsyetohet dhe do ta ankimojmë sipas afateve. Fakti është që koalicioni u regjistrua dhe në brendësi të koalicionit janë anëtarët e Partisë Demokratike dhe kandidatët për 61 bashkitë e vendit si dhe kandidatët për këshillat bashkiak të 4 partive në koalicion”, tha Altin Kaziaj.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026