A do e pastroj SPAK politikën? Gazetari: Ajo do të preket e para
Gazetari Alban Daci tha se SPAK ka arritur në fazën ku do të fillojë të merret seriozisht me politikanët.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se më në fund, SPAK do të bëjë atë që po prisnim të gjithë e se për këtë politika nuk është aspak e gëzuar, pasi do të jetë e para që do preket.
“Te SPAK- nuk ka besim vetëm ai qytetar që ka probleme me SPAK. Sipas mendimit tim, SPAK është i ndarë në dy periudha. Mandati i parë është i domosdoshëm për të krijuar një strukturë e cila nuk ekzistonte. Pra faza e konsolidimit në aspektin organizativ të kësaj strukture.
Në fazën e dytë për shkak edhe të cilësive të prokurorit Dumani që është bërë edhe drejtuesi i SPAK e kam thënë dhe po e ritheksoj se do të prisni atë që shqiptarët e presin prej vitesh, duke përjashtuar këtu politikën, e cila nuk është e gëzuar, pasi ajo do jetë e para që do preket”,- tha Gazetari Alban Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit