“Kryebashkiakët e Ramës po bien me radhë”, gazetari: Presim ngjarje të rëndësishme
Gazetari Denis Dyrnjaja paralajmëroi se gjëra të rëndësishme pritet të ndodhin me drejtësinë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit. I ftuar në Euronews Albania, Dyrnjaja tha se mjafton të shikojmë se si po bien një nga një kryetarët e bashkive për të kuptuar se SPAK po funksionon.
Ai ka shtuar gjithashtu se fakti që ish ministri i Financave Arben Ahmetaj do të shkojë në SPAK nuk është gjë e vogël, pasi ai mund të flasë dhe të tregojë edhe lidhje të tjera.
“Do ndodhin ngjarje të rëndësishme pas zgjedhjeve në raport me drejtësinë të cilat mund të ndikojnë dhe të sjellin pasoja edhe në rrafshin politik. Fakti që po bien kryebashkiakët një e nga një, fakti që do shkojë Arben Ahmetaj atje nuk është pak.
Sepse Arben Ahmetaj atje mund të flasë edhe më shumë se ç’duhet. Nuk ma do mendja se Arben Ahmetaj është te njerëzit që bien dëshmorë për udhëheqësit. Siç thoshte Kadri Hazbiu dikur, partia ime më arreston, le të më arrestojë. Ka ikur koha e tij”, -tha gazetari Denis Dyrnjaja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht