“Ata që shesin votën janë bashkëpunëtor”, Shabani: Votojnë një qeveri kriminale

21 Mars 2023 | 13:01

Endrit Shabani tha se nuk ka besim te votuesit që e shesin votën pasi sipas tij, ata janë bashkëpunëtorët që sjellin ministrat e korruptuar në qeveri.

“ Po shfrytëzoj këtë hapësirë televizive për të thënë diçka që shpesh nuk thuhet. Ata njerëz që shesin votën, apo votojnë për një qeveri kriminale, pra një grup i organizuar kriminal, një pjesë e të cilëve janë në burg dhe një pjesë tjetër janë nën hetim, ata nuk janë viktima, por bashkëpunëtor.

Ata marrin vendime edhe për ne të tjerët. Ata na bëjnë peshqesh ne ministra të korruptuar, kryetar bashkish të korruptuar. Na bëjnë në drejtim të këtyre institucioneve kriminelë, njerëz që në vend të ishin në qeli, janë në krye të institucioneve.

Kjo është një arsye pse indiferenca ka një çmim të madh. Unë nuk kam shpresë te ata që e shesin votën. E kam humbur shpresën te ata. Nuk kam shpresë te ata që bashkëpunojnë me një bandë kriminale për ta votuar e për të sjellë kriminel në parlament dhe në krye të shtetit.

Unë kam shpresë te ata që nuk votojnë, kështu votojnë vetëm këta të tjerët. Nëse ne mobilizohemi ne jemi një shumicë, këta janë pakicë aktive politikisht, por si numra janë pakicë. Ndaj është jetike të votojmë”,-tha për Euronews Albania Endrit Shabani.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026