Kasapi: Vendosa të marr patentën kur isha 55 vjeç, ja çfarë më thanë familjarët
Mikel Paçuku, me profesion kasap, vendosi të merrte patentën kur ishte 55-vjeç.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Paçuku u shpreh se patenta është e domosdoshme për të gjitha moshat.
Paçuku shtoi se fëmijët i thonin që të gjithë kishin makinë, ndaj duhet ta kishte edhe ai një të tillë.
“Fillimisht, qejfin e kisha dhe frikën e kisha. Tani jam i lirshëm, është e domosdoshme për çdo lloj moshe. Mua më kanë thënë; vetëm me qetësi dhe të lexosh, nuk ka gjë që nuk mësohesh. 55 vjeç.
Edhe kurbeti jashtë ka ndikuar, mundësitë ekonomike të familjes time, kam 5 fëmijë, edhe makina ka shpenzime. Fëmijët më bëntë dhuratë makinë për ditëlindje. Fëmijët thonin; babi të gjithë kanë makinë, ti pse nuk ke?”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk