“Luftojmë për Tiranën”, Qori tregon strategjinë e Lëvizjes Bashkë për zgjedhje
Arlind Qori i ftuar në Euronews Albania tha se partia Lëvizja Bashkë e cila u pranua të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit do të kandidojë vetëm për Tiranën.
Po ashtu ai tha se do të jetë ai vetë që do të kandidojë pët t’u bërë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës.
“Kandidojmë vetëm në Bashkinë e Tiranës, kjo ka qenë strategjia politike në do kandidojmë vetëm në Bashkinë e Tiranës. Për dy arsye, bashkia e Tiranës është qendra e vendit. Tirana është burimi i frymëzimit për të gjithë qytetarët e republikës së Shqipërisë.
Në këtë kuptim ajo që do të bëjmë në Tiranë do të jetë shembull dhe model i asaj që do të ndodhë nesër në të gjithë Shqipërinë. E dyta, kemi dashur që të gjitha forcat tona t’i përqendrojmë në Tiranë.
Kësisoj do të mund të baraspeshonim disi pabarazinë ekstreme në pushtet midis atyre që janë në pushtet dhe ne. Ata kanë paranë, kanë pushtetin, kanë shumicën e mediave. Ne kemi njëri-tjetrin, kemi ndershmërinë, kemi qytetarët”,-tha Arlind Qori në studion e Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit