Siguria e Milatoviçit në rrezik? Kandidati për president do të merret në mbrojtje
Kandidati president në Mal të Zi, Jakov Milatoviç do të merret në mbrojtje nga policia.
Partia e udhëhequr prej tij, Lëvizja Evropa Tani (PES), ka kërkuar mbrojtje policore nga frika se do të kërcënohet fizikisht, shkruanr Vijesti.
Për këtë, qeveria e drejtuar nga Dritan Abazoviç pritet të vendosë ditën e sotme.
Nëse vendimi do të merret, do të jetë i përkohshëm derisa Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe Drejtoria e Policisë të përcaktojnë nëse dhe nga ku është në rrezik Millatoviç.
Pas 34 vitesh pushtet thuajse të pandërprerë të Milo Gjukanoviç, Republika e Malit të zi mund të ketë një president të ri më 2 prill, kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Sfiduesi Jakov Milatoviç mund të dalë fitues, sipas sondazheve dhe gamës së partive politike që e mbështesin atë.
“Isha 3 vjeç kur zoti Gjukanoviç hyri në politikën malazeze. Mjaft është mjaft. Mendoj se ka ardhur koha t’i japim fund politikës së tij, e cila nuk ka qenë pozitive dhe në vitet e fundit na ka përçarë, na ka varfëruar dhe ka detyruar banorët të braktisin vendin. Mbi 100 mijë persona lanë Malin e Zi gjatë qeverisjes së Gjukanoviç”, tha Milatoviç.
LEXONI GJITHASHTU
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik